Kombëtarja zvicerane e siguroi kualifikimin në Kampionat Botëror duke shfaqur siguri në fazën e grupeve.

Marketing

Dhe pas dyshim, kontribut në këto rezultate kishin edhe futbollistët shqiptarë, ku dy yjet të padiskutueshme janë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Por, sa shqiptarë mund t’i përfaqësojnë zviceranët në “Katar 2022”?

Krahas Shaqirit e Xhakes, në Kampionat Botëror fanellën e Zvicrës mund ta vesh edhe futbollisti tjetër i këtij reparti, Kastriot Imeri, i cili luan në Servette.

Sipas portalit “rts.ch” mesfushori kosovar është njëri prej kandidatëve potencialë, por që ftesa e tij varet nga zgjedhja e klubit, forma fizike dhe të arsye tjera.

E në sulm mund të ftohen dy futbollistë tjerë kosovarë, Andi Zeqiri, i cili luan në Augsburg dhe Albian Ajeti, që është pjesë e Celticut.

Zeqiri madje u ftua dhe luajti në ndeshje me Kosovën në majin mars.

Mbetet të shihet se cilët prej këtyre futbollistëve kosovarë do ta përfaqësojnë Zvicrën në evenimentin më të rëndësishëm të futbollit botëror, i cili do të fillojë në nëntor dhe do të mbyllet në dhjetor të këtij viti./albora.ch/

Marketing