Të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi do të kenë  një trajtim të veçantë në lidhje me lejet e tyre të qëndrimit.

Marketing

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i brendshëm, Bledi Çuçi me anë të një statusi në Facebook i cili ndodhet në Athinë në një vizitë dyditore. Pas një takimi që ka zhvilluar në ambasadën shqiptare në Athinë, Çuçi tha se do t’i kushtohet vëmendje më e lartë problematike që kanë emigrantët në vendin fqinj.

Sipas ambasadores Luela Hajdaraga lehtësimet për komunitetin shqiptar do të shtrihen në të gjitha zyrat e emigracionit në vendin fqinj.

“Nga ministri për Migracionin dhe Azilin mora premtimin se komuniteti shqiptar në Greqi do të marrë një trajtim të veçantë përsa i përket lejeve të qëndrimi dhe në përgjithësi të gjithë trajtimit në zyrat e emigracionit këtu në Greqi. Vendosëm një komunikim direkt për çdo shqetësim të shqiptarëve nëpërmjet ambasadores tonë në Athinë”, ka thënë ajo./albora.ch/

Marketing