Edon Zhegrova pak ditë më parë u zgjodh lojtari i muajit në Francë.

Marketing

Ylli kosovar bëri paraqitje të shkëlqyeshme me Lillen në muajin e kaluar, ndërsa e realizoi edhe një gol spektakolar ndaj Angers, i cili gjithashtu u zgjodh si goli i muajit, duke e mposhtur madje edhe golin e Lionel Messit.

Zhegrova e fitoi rolin e titullarit muajin e kaluar dhe tifozët e ish-kampionit francez nisën ta zbulonin fenomenin e tyre të ri.

Ai i solli freski ekipit duke marrë topa të shpejtë, duke bërë driblime dhe lëvizje të shkëlqyeshme, me ç’rast i mahniti të gjithë me aftësitë e tij.

Dhe, falë paraqitjeve të mira, Zhegrova e fitoi çmimin “Lojtari i Muajit”, të cilin e mori edhe zyrtarisht dje, siç mund ta shihni duke klikuar KETU.

E Zhegrova po e shijon në maksimum këtë trofe, të cilin e ka ndarë me fansat në rrjetet sociale.

Madje, ai e kishte edhe një mesazh për tifozët.

“Faleminderit të gjithë mbështetësve”, ka shkruar 23 vjeçari në Instastory, duke ia bashkangjitur fotos edhe çmimin ‘Le Dogue du Mois”./albra.ch/

Marketing