Tifozët e Arsenalit dhe ata të Tottenhamit mezi po e presin përballjen e së enjtes në mes të këtyre dy ekipeve.

Marketing

“Gunners” aktualisht janë katër pikë përpara rivalëve të tyre të moçëm.

Një fitore në stadiumin e Tottenhamit do t’ia siguronte ekipit të Mikel Artetas edhe matematikisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Dhe, tifozët e kanë ndalur Granit Xhakën pas seancës stërvitore për ta pyetur për duelin me Spurs, të cilët janë përmirësuar dukshëm që prej arritjes së trajnerit Antonio Conte.

Sidoqoftë, kjo nuk shfaq ndonjë problem për futbollistin kosovar.

“Çka do të bëjmë të enjten Granit. Çka do të bëjmë të enjten?”, ka pyetur tifozi.

Më pas, përfaqësuesi zviceran iu përgjigj atij me gjashtë fjalë, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU

“We don’t speak, we do it! (Ne nuk flasim, ne e bëjmë)”, ka thënë Xhaka, i cili është i vendosur për ta fituar derbin e Londrës. Edhe për “Spurs” kjo do të jetë një ndeshje vendimtare pasi humbja eventuale i lë jashtë Championsit e fitorja i afron me Top 4./albora.ch/

Marketing