Miliona familje që ndajnë llogaritë e tyre Netflix me miqtë dhe familjen mund të duhet së shpejti të paguajnë shumë më shumë për t’u abonuar nëse Netflix njofton heqjen e ndarjes së kodit, gjë që thuhet se është planifikuar për në fund të vitit.

Marketing

Sipas një raportimi të New York Times, menaxhmenti i Netflix ua ka komunikuar punonjësve një plan për ta ndaluar shpërndarjen e kodeve në tre muajt e fundit të 2022. Netflix vlerëson se gati një e treta e të gjitha familjeve që përdorin këtë shërbim transmetimi kanë faturë të përbashkët të paguar nga një familje tjetër.

“Me 222 milionë familje që paguajnë për shërbimin tonë të transmetimit, ne vlerësojmë se ai ndahet mes më shumë se 100 milionë familjeve shtesë”, tha Netflix në një përmbledhje të të dhënave të fitimeve tremujore në prill.

Sipas raportit, Netflix dëshiron të prezantojë një nivel të ri, më të lirë abonimi, me reklama, gjatë vitit. Gjiganti i transmetimit ende nuk ka vendosur çmime për profilet shtesë të familjeve me ndarjen e kodeve.

Ndalimi i shpërndarjes së kodeve duhet të zbatohet në atë mënyrë që përdoruesit me profile të shumta, të përdorura nga njerëz në vende të ndryshme, të mos ndalohen ta bëjnë këtë, por të tarifohen më shumë për çdo përdorues shtesë që Netflix konstaton se nuk i përket të njëjtës familje.

Synimi i Netflix për t’i rritur abonentët erdhi pasi shërbimi njoftoi së fundmi se kishte humbur rreth 200,000 abonentë gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Në përgjithësi, në fund të tremujorit të parë të këtij viti, numri i përdoruesve të Netflix në mbarë botën ra në 221.6 milionë./albora.ch/

Marketing