Stilistja e modës Dame Mary Quant ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Marketing

Lajmi është bërë i ditur nga familja e saj. Në një deklaratë për shtyp ata bënë me dije se Mary “vdiq paqësisht në shtëpinë e saj në Surrey, Mbretëri e Bashkuar këtë mëngjes”.

Dame Mary u vlerësua me projektimin e mini-fundeve në fillim të viteve ’60. Familja e saj tha se ajo ishte “një nga stilistet më të njohura ndërkombëtarisht të modës të shekullit të 20-të dhe një novatore e shquar”.

Ajo hapi dyqanin e saj të parë “Bazaar” në vitin 1955 dhe talentet e saj largpamëse, krijuan shpejt një kontribut unik në modën britanike.

Marketing