Xherdan Shaqiri do të ndryshojë ambient. Pasi nuk arriti të ambientohej në ekipin e ri, Lyonin, tani Shaqiri po kërkon një aventurë tjetër.

Marketing

Marrëveshja është arritur dhe Xherdan Shaqiri do të luajë në MLS në Amerikë me ekipin Chicago Fire

Sipas gazetës zvicerane, Blick, transferimi i Xherdan Shaqirit do t’i kushtojë klubit amerikan 7 milionë euro. Lyoni e kishte transferuar nga Liverpooli për një milion më pak.

Sipas L’Equipe, Shaq fitonte 350 mijë euro në muaj te Lyon. Një rrogë që ai nuk mund ta justifikonte me dy gola dhe tre asistime.

Sipas informacioneve të Blick, Shaqiri nuk ka pse të shkurtojë pagën në Amerikë. Përkundrazi, ai do të marrë më shumë se katër milionë euro (4.6 milionë dollarë) atje, me pagesa të mëtejshme ai madje pritet të marrë deri në 7 milionë dollarë në vit. Bastian Schweinsteiger, i cili luajti për Çikago, mori 5.12 milionë dollarë në atë kohë.

Sipas informacioneve të Blick, ai do të nënshkruajë kontratë deri në dhjetor të vitit 2024. Pra një kontratë e re trevjeçare. Kur të skadojë ajo kontratë, Shaqiri do jetë 33 vjeç.

Marketing