Policia e dëboi nga avioni pak para nisjes nga aeroporti i Cyrihut një pasagjere e cila refuzoi të mbante maskën mbrojtëse kundër COVID-19.
Në aeroplan ishte edhe 30-vjeçari Reader Al, i cili vezhgoi të gjithë incidentin, raporton 20 Minuten – transmeton Albora.ch.
Gruaja hipi në aeroplan pa maskë dhe u ul në vendin e saj. Kur stjuardesat kërkuan që zonja të vendoste maskën, ajo filloi një diskutim të madh me to. Edhe pas një njoftimi nga piloti, ajo prap refuzonte që të vendoste maskën dhe kështu u thirr Policia në aeroplan.”, ka thënë ai.
Edhe policët ishin përpjekur që të bisedojnë me pasagjeren dhe ta bindin që ta vendosë maskë, por ajo sërish refuzonte.
Pas disa minutash, asaj iu kërkua të dilte nga avioni. Ajo i rezistoi kësaj dhe u përpoq të qëndronte ulur sa më gjatë. Dëshmitari rrëfen se ajo u nxorr nga avioni nën shoqërimin e Policisë dhe dukej e mërzitur.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje, aeroplani u ngrit me rreth 20 minuta vonesë.
Zëdhënësja e Sëiss, Karin Müller, ka deklaruar për 20 Minuten se Zvicra ka shënuar një rritje të incidenteve në bord që nga fillimi i pandemisë.
“Numri i njerëzve rebelë është rritur në raport me pasagjerët e transportuar në dymbëdhjetë muajt e fundit. ”, ka thënë ajo.
Sipas Müller, shkak për këtë, përveç konsumimit të alkoolit dhe drogës dhe abuzimit verbal, është edhe mosrespektimi i masave mbrojtëse ndaj COVID-19.
“Ka diskutime më të shpeshta me pasagjerët, të cilat çojnë në një raportim tek autoritetet ose në praninë e policisë në aeroplan”., ka thënë ajo./albora.ch/