Një familje në komunën e Gjilanit është përballur me një ngjarje jo fort të këndshme.

Marketing

Teksa po qëndronin në shtëpinë e tyre, ata kanë parë se aty ka hyrë një gjarpër i madh, shkruan Albora.ch.

Kjo ka shkaktuar panik tek anëtarët e familjes, të cilët menjëherë janë mobilizuar që ta kapin gjarprin dhe ta largojnë nga hapësirat e shtëpisë në të cilën ndodheshin edhe fëmijë.

Për të zgjidhur këtë ‘problem’, familjarët kanë kërkuar ndihmën e një eksperti për kapjen e gjarprinjëve.

Në videon e dërguar në redaksinë e Albora.ch, shihet se gjarpri i gjatë përafërsisht një metër, është kapur dhe është futur në një shishe.

Marketing