Pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Juventusit, Mërgim Vojvoda nuk ka hezituar të fotografohet me dy tifozë nga Kosova dhe me flamurin e shtetit që ai përfaqëson në futboll.

Marketing

Të premten mbrëma u zhvillua derbi lokal mes Juventusit dhe Torinos, me skuadrat që i ndanë pikët duke luajtur baras 1:1.

Përfaqësuesi kosovar luajti për 90 minuta në këtë ndeshje, teksa paraqitja e tij u vlerësua lartë. Të pranishëm në “Allianz Stadium” ishin edhe dy tifozë kosovarë, të cilët me vete e kishin edhe flamurin e Kosovës.

Pas fishkëllimës së gjyqtarit për fundin e ndeshjes, mbrojtësi 27-vjeçar i përshëndeti tifozët në fjalë, me të cilët e bëri edhe një fotografi, derisa prapa tij shihet edhe flamuri i Republikës së Kosovës.

Torino e Mërgim Vojvodës pas barazimit me Juventusin i ka të grumbulluara 33 pikë, duke u renditur kështu në pozitën e dhjetë në Serie A. /albora.ch/

Marketing