Zyra e presidenti të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka konfirmuar për Reuters se ai do të udhëtojë për Gjermani për Konferencën e Sigurisë në Mynih të shtunën dhe do të kthehet po këtë ditë në Ukrainë.

Marketing

Presidenti amerikan Joe Biden u shpreh se do të ishte e zgjuar që Zelenskiy të qëndronte në Ukrainë, për shkak të përgatitjes së Rusisë për pushtim.

Kurse, një lider separatist, Leonid Pasechnik, nga Republika e vetëshpallur Popullore e Luhanskut, ka nënshkruar një dekret duke thirrur për mobilizim të plotë ushtarak. Një tjetër lider separatist, Denis Pushilin i qeverisë separatiste pro-ruse, ka bërë thirrje të tillë më herët.

Ndërkohë sipas TheGuardian, ushtria ukrainase ka thënë se ka regjistruar 12 shkelje të armëpushimit nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës të shtunën në mëngjes, pas 66 rasteve në 24 orët e fundit, transmeton Separatistët hapën zjarr në më shumë se 20 raste duke përdorur artileri të rëndë e cila është e ndaluar me marrëveshjen e Minskut./albora.ch/

Marketing