Agjencia franceze e lajmeve raporton se seperatistë pro-rusë kanë vrarë një ushtar të Ukrainës dhe se ngjarja ka ndodhur në rajonin lindor të Ukrainës.

Marketing

“Si rezultat i një sulmi me granatime, një ushtar ukrainas mori një plagë vdekjeprurëse”, raporton komanda e përbashkët ushtarake për Ukrainën Lindore.

Ushtria njoftoi përmes rrjeteve sociale se kishte regjistruar 19 shkelje të armëpushimit me separatistët që nga orët e para të mëngjesit, krahasuar me 66 raste të tilla në 24 orët e mëparshme.

Separatistët hapën zjarr në më shumë se 20 vendbanime, gjë që është e ndaluar nga Marrëveshjet e Minskut.

Rusia raportohet se grumbulluar mbi 130 mijë trupa ushtarake në kufirin me Ukrainën./albora.ch.

Marketing