Bosi i dyshuar i bandës mafioze të drogës  që u shkatërrua nga operacioni masiv i Europol më 15 shkurt, Bashkim Osmani, pritet të ekstradohet në Spanjë.

Marketing

55 vjeçari do të dërgohet nga Kroacia, vendi ku u arrestua drejt Majorkës javën e ardhshme, shkruajnë mediet e huaja.

Osmani u arrestua në hotelin e tij BO Palazzo në Porec në kuadër të operacionit policor, i cili u krye njëkohësisht në vende të ndryshme në Europë.

Shqiptari nga Kosova, baza e të cilit është rezidenca e tij prej pesë milionë eurosh në Camp de Mar në një nga zonat më ekskluzive të Andratx, ishte në hotelin e tij në veri të Kroacisë.

Hetuesit spanjollë shkuan drejt Kroacisë, ndërsa bashkëpunuan me autoritetet atje për arrestimin e 55-vjeçarit, pasi ekzistonte frika se një dekonspirim mund të kishte prishur të gjithë operacionin. Osmani thuhet se ka kontakte në të gjithë Kroacinë dhe ka nën kontroll një ish-shef të shërbimit sekret kroat si dhe agjentë aktualë.

Bosi i mafies  nuk bëri rezistencë ndaj arrestimit, por ai po mbahet në një burg të sigurisë maksimale, në pritje të transferimit në Majorkë.

Hetuesit thonë se është vendimtare që ai të sillet në Majorkë. Nëse ai do të qëndronte në Evropën Lindore, ai mund të merrte “trajtim preferencial”./albora.ch/

Marketing