Marketing

Në Otava, kryeqyteti i Kanadasë, u bënë 70 arrestime gjatë pastrimit të protestave të kamionistëve. Të arrestuarit protestuan kundër masave të korona-s.

Pas disa javësh bllokadë të kryeqytetit kanadez Otava për shkak të politikës së qeverisë ndaj koronës, policia ka nisur pastrimin e rrugëve. “Sot kemi arrestuar 70 persona. Ata janë akuzuar për vepra të shumta, duke përfshirë dëmtim kriminal”, tha ushtruesi i detyrës së shefit të policisë Steve Bell të premten pasdite (me orën lokale).
Por aksioni nuk ka përfunduar ende “Ne e kemi situatën në vend nën kontroll dhe po ecim përpara për të pastruar rrugët tona”.

Për tre javë, mijëra persona kanë demonstruar në Kanada dhe veçanërisht në Otava kundër kufizimeve të koronës dhe rregulloreve të vaksinimit, transmeton albora.ch.

Vendkalimet kufitare dhe pjesë të kryeqytetit janë bllokuar me kamionë dhe mjete të tjera. Prandaj jeta e banorëve atje ishte e kufizuar rëndë. Protestat u shkaktuan nga kërkesat e vaksinimit për shoferët e kamionëve.

Të hënën, kryeministri Justin Trudeau shpalli emergjencë kombëtare, për herë të parë në historinë kanadeze në përgjigje të protestave.

Aksioni i policisë për pastrimin e protestave në Otava nisi ditët e fundit duke u kërkuar demonstruesve që të largohen sa më shpejt nga qendra e qytetit. Policia ngriti gjithashtu një zonë sigurie me rreth 100 postblloqe në qendër të qytetit të enjten. Të premten, një kontigjent i madh oficerësh policie avancuan ngadalë për të larguar demonstruesit.

Sipas shefit të policisë Bell, askush nuk u lëndua përveç një punonjësi policie që u plagos lehtë.

Një bllokadë veçanërisht e gjerë nga kundërshtarët e qeverisë në një urë kufitare në Detroit, SHBA, e cila është e rëndësishme për tregtinë, tashmë ishte shpërbërë ditë më parë.

Në Otava, policia arrestoi dy organizatorët kryesorë të protestave anti-qeveritare të enjten. Gruaja dhe burri akuzohen për nxitje për të dëmtuar pronën, ndërsa burri është akuzuar edhe për pengim të drejtësisë, tha një avokat për transmetuesin Global News./albora.ch/

Marketing