Marketing

Finalja e spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP dhuroi emocione të shumta dhe momente të veçanta.

Aventura u përmbyll me shpalljen e fituesit, balerinit të njohur, Ilir Shaqiri, i cili fitoi çmimin kryesor prej 100 mijë eurosh.

Tre finalistët e tjerë, aktori Donald Veshja, modelja Beniada Nishani dhe prezantuesja Einxhel Shkira fituan nga 10 mijë euro.

Finalja e spektaklit që nisi me 5 tetor të vitit 2021 u përcoll me emocione, befasi e shumë momente të veçanta për finalistët.

Emocione dhe takime me persona të zemrës ndodhën gjatë gjithë spektaklit.

 

“Vëllai i Madh” u kujdes që eksperiencën brenda shtëpisë të ua bëjë sa më të veçantë të paharrueshme edhe ish-banorëve të tjerë, duke iu plotësuar edhe dëshira të ndryshme.

Përveç situatave dhe debateve të ndryshme, në shtëpinë e Big Brother VIP u krijuan edhe tre çifte, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, Sarah Berisha dhe DJ PM,  Einxhel Shkira dhe DJ Dagz./albora.ch.

Marketing