Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së fundmi është përballur me një turmë protestuesish, të cilët edhe kanë bërë thirrje ofenduese në drejtim të tij, shkruan mediumi malazez Vijesti.

Marketing

Gjatë fjalimit të Abazoviqit, njëri nga të grumbulluarit ka thirrur “shqiptarët nuk do të na komandojnë”, për çka disa nga të grumbulluarit reaguan duke protestuar kundër një adresimi të tillë.

Një nga protestuesit e quajti atë “tradhtar” por Abazoviq ju përgjigj duke i thënë “Tradhtinë kërkojeni diku tjetër”.

Këto ngjarje vijnë pak ditë pasi Lëvizja Qytetare Ura e Abazoviqit njoftoi se ka dërguar në procedurë parlamentare mocionin për mosbesimin e Qeverisë së Krivokapiqit.

Kjo nismë është nënshkruar nga anëtarët e koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, Lëvizja Ura dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, që janë pjesë e koalicionit aktual qeverisës si dhe partitë opozitare Partia Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partia Boshnjake, Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe një pjesë e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. /albora.ch/

VIDEO https://www.facebook.com/pokretura/videos/918154592395271/

VIDEO – https://www.facebook.com/1476851520/videos/469655021421143/

Marketing