Irlanda do të heqë pothuajse të gjitha kufizimet e saj për COVID-19, të shtunën, pasi kaloi valën e variantit Omicron, që çoi në një rritje të madhe të infeksioneve, ka thënë kryeministri Micheal Martin.
Irlanda kishte shkallën e dytë më të lartë të të infektuarve me COVID-19 në Evropë vetëm javën e kaluar, por është edhe vendi me shkallën më të lartë të personave që kanë marrë vaksinën përforcuese.
“Kam qëndruar këtu dhe kam folur me ju në disa ditë shumë të errëta. Por sot është një ditë e mirë”, tha ai.
Vendi ka qenë një nga vendet më të kujdesshëm në Bashkimin Evropian për rreziqet e COVID-19, duke vendosur disa nga kufizimet më të gjata për udhëtimet dhe pranimin e të huajve.
Por pas këshillave të zyrtarëve të shëndetit publik, qeveria vendosi që baret dhe restorantet nuk do të kenë më nevojë të mbyllen në orën 20:00, një kufizim i vendosur në fund të vitit të kaluar kur goditi vala Omicron, ose për t’u kërkuar klientëve prova të vaksinimit.
Kapaciteti në ambientet e brendshme dhe të jashtme është vendosur gjithashtu të kthehet në kapacitet të plotë, duke i hapur rrugën turmave të plota për kampionatin e ragbit.
Disa masa, të tilla si mbajtja e maskës në transportin publik dhe në dyqane, do të qëndrojnë në fuqi deri në fund të shkurtit, tha Martin. /albora.ch/