Pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë, janë duke zhvilluar një stërvitje ushtarake pranë brezit kufitar me Kosovën.

Marketing

Kështu bëhet e ditur në komunikatën e Ministrisë serbe të Mbrojtjes në të cilen thuhet se, “po mbahet me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të gatishmërisë luftarake për kryerjen e detyrave të përkushtuara”.

“Stërvitja po kryhet në baza dhe objekte si pjesë e aktiviteteve të rregullta dhe paraqet vazhdimin dhe avancimin e stërvitjes që njësitet e Ushtrisë Serbe i realizojnë para se të dërgohen në Zonën e Sigurisë Tokësore me Kosovën”, thuhet në komunikatën e ministrisë serbe.

Pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë gjatë zhvillimit të stërvitjes ushtarake pranë brezit kufitar me Kosovën.

Ndërsa, në njoftim sqarohet fokusi i ushtrimit të operacioneve dhe veprimeve luftarake.

“Fokusi është në ushtrimin e operacioneve dhe veprimeve luftarake në rast të një sulmi ndaj forcave të Ushtrisë Serbe, si dhe në taktikat, teknikat dhe procedurat e përdorura për të parandaluar kalimet e paligjshme, grupet ekstremiste dhe krimin e organizuar”.

Sipas kësaj ministrie, situate e sigurisë në zonën e sigurisë tokësore është stabile.

Pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë gjatë zhvillimit të stërvitjes ushtarake pranë brezit kufitar me Kosovën.

“Trajnimi i vazhdueshëm i pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe përmirëson më tej aftësinë për të kryer detyra specifike përgjatë vijës administrative në bashkëpunim me organet e tjera të sigurisë të Republikës së Serbisë dhe KFOR-it, për të siguruar një mjedis paqësore dhe të sigurt për të gjithë qytetarët”.

Më 24 shtator, në orët e pasdites së të premtes së 24 shtatorit, tre helikopterë të ushtrisë serbe janë futur në Kosovë.

Pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë gjatë zhvillimit të stërvitjes ushtarake pranë brezit kufitar me Kosovën.

Sipas burimeve të Albanian Post, fluturimi i tyre ka ndodhur mbi zonën kufitare, duke u futur në territorin e Kosovës dhe duke provokuar Policinë e Kosovës, të cilët janë pranë barrikadës të protestuesve serbëve në Jarinje dhe Bërnjak.

Rreth orës 16:00, helikopterët e tipit “Mi-35” të prodhimit rus kanë fluturuar për disa minuta. /Albora.ch/

Marketing