Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) publikoi profilin e Përfaqësueses së Zvicrës tek femrat në futboll, shtet ky që është kualifikuar për në Evropian që zhvillohet në korrik të 2022-ës.
Pjesë e Zvicrës është edhe shqiptarja Riola Xhemaili, që sipas UEFA-s, duhet ndjekur në Evropianin e femrave. Zvicra është pjesë e Grupit C së bashku me Rusinë, Suedinë dhe Holandën.
Ndërsa, tek Suedia është Kosovare Asllani. UEFA shkruan se kjo lojtare spikati duke shënuar ‘hat-trick’ në debutimin e saj me U-19 e Zvicrës. “Në shtator të vitit 2020, 18-vjeçarja bëri paraqitjen e saj të parë për ekipin A. Që atëherë, mesfushorja e Freiburgut ka shënuar dy gola në 11 paraqitje”.
Më 9 korrik Zvicra ndeshjen e pare e ka kundër Rusisë, kurse më 13 korrik luan ndaj Suedisë, derisa më 17 korrik luan ndaj Holandës. Evropiani zhvillohet në Angli.
Zvicra do të zhvilloj përgatitje gjatë këtij muaji në Marbella të Spanjës. Në mesin e të ftuarave është edhe Xhemaili. /albora.ch/