Marketing
Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj u arrestua sonte, derisa ishte i ftuar për intervistë në një emision televiziv. Por, Molliqaj debatoi me policët të cilëve u kërkoi fletëarrestin. Meqë kjo nuk iu dha, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës u arrestua.
Policia e Kosovës, ishte duke e kërkuar Molliqajn nga dita kur u mbajt protesta kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, ku doli një video në të cilën shihej ai teksa godet me shuplakë një zyrtar policor. /albora.ch/
Marketing