Boksieri i njohur Robin Krasniqi ka reaguar për herë të parë pas ardhjes në jetë të djalit të tij.

Marketing

Ai ka publikuar një foto-album në profilin e tij në Instagram, ku shihet në spital me bashkëshorten e tij, Marigona Krasniqin dhe djalin e tyre të porsalindur. Krahas postimit ai shkruan se i është realizuar ëndrra më e bukur në jetë, teksa shton se tani është i përmbushur.

“Falenderimi i takon Zotit! Sot unë u bëra Babë
Zoti ma mundësoj që të kem nga sot një Djalë..
Ma mundësoj që ëndrren më të bukur në jetë, ta realizoj dhe ta përjetoj, e sot e mbaj në duart e mija për herë të parë dhe nuk ju besoj syve të mi… Ndjenja më e bukur në jetë, e që më bënë të dal nga vetja, ishte takimi i parë me ty, kur ti pash sytë e tu për herë të parë  imë, unë tani jamë i përmbushur”– thuhet në postimin e plotë të Robinit.

Lajmi se boksieri është bërë baba, u bë fillimisht i ditur nga i afërmi i tij përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai publikoi një foto të boksierit së bashku me fëmijën e tij në duar.

“Urime Haxhi Robin Krasniqi ishalla me jetë të gjatë e të lumtur u plakshi bashkë”, shkruan afërmi i Krasniqit.

Robini e Marigona kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në korrik të këtij viti. Më herët dyshja kanë folur për historinë e dashurisë së tyre, ku Marigona shprehu se gjithçka kishte nisur si miqësi, por Robini ka arritur t’ja vjedhë zemrën me kalimin e viteve.

Marketing