Padyshim se një nga transferimet më të mëdha ishte ai i Xherdan Shaqirit, i cili u largua nga ekipi i Liverpoolit për në Lyon.
Milot Rashica u largua nga Werder Bremeni për tu transferuar në Ligën Premier tek skuadra Norwich City.
Në Francë shkoi edhe Elbasan Rashani, nga Erzurumin në Superligën e Turqisë. Rashani u bashkua me skuadrën franceze Clermont.
Pas një viti të kaluar në Serie B, futbollistët shqiptarë ndryshuan skuadra edhe në elitën e futbollit italian, Serie A.
Etrit Berisha nënshkroi me skuadrën e madhe italiane Torino.
Ndërsa Elseid Hysaj pas disa viteve në Napoli u transferua në kryeqytet te Lazio.
E te Empoli u transferua poashtu edhe portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani.
Ndërkohë portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric u huazua nga Manchester City te Adana në Superligën turke.
Mërgim Berisha la Red Bull Salzburgun për Fenerbahcen, kurse në Turqi u rikthye edhe Herolind Shala që i është bashkuar Erzurumsporit.