Ende është e freskët zhurma në fillim të shtatorit të 2021-ës, lidhur me shtëpinë e yllit të Kosovës, anëtar i Kombëtares së Zvicrës dhe skuadrës franceze Lyoni, Xherdan Shaqiri. Por, pse u bë gjithë ajo zhurmë dhe pse kundërshtohej nga banorët e lagjes shtëpia e re e Xherdan Shaqirit?!

Marketing

“Anëtari i ekipit kombëtar zviceran dëshiron të ndërtojë vendbanimin e tij të ri në Rheinfelden AG – por është ndeshur me kritika dhe kundërshtime në lagje, ndërtimi i të cilës po kundërshtohet nga banorët e Rheinfelden në Zvicër”, shkruan mes të tjera “Blick” me 7 shtator të vitit 2021.

Shaqiri po planifikon ta ndërtojë një shtëpi ëndrrash shumëkatëshe me 270 metra katrorë. Në të përfshihet një pishinë, disa ballkone dhe një zonë e bukur e jashtme. Vila nga betoni ofron hapësirë të mjaftueshme për gjithë familjet.


Makinat e Shaqirit po ashtu nuk do të neglizhohen. Sipas planit, në garazhë në katin përdhese mund të zë tri veturat e yllit të ri të Lyonit. Aty ka edhe një stacion të karikimit elektrik. Projekti ishte planifikuar nga arkitekti Ernico Kyburz me seli në Kill]angen.

Siç kishte shkruar “20 minuten” një arkitekt vendas, vila do të mund të ndërtohet nëse plotësohen gjitha standardet dhe rregulloret e ndërtimit. Gjatë vitit që e lamë pas, Shaqiri përveç si futbollist i jashtëzakonshëm, ishte i përfolur edhe për shtëpinë e tij.

Ndryshe, ylli i Kosovës Shaqiri ka pasur një vit për tu mbajtur mend me Kombëtaren e Zvicrës, përveç si kapiten edhe u kualifikuan direkt në Kampionatin Botëror. Derisa,nuk ka pasur ecuri të mirë me Lyonin, ku edhe sot diskutohet largimi nga klubi i njohur francez. /albora.ch/

Marketing