Të premten u huazua nga Genku belg, ndërsa të dielën shënoi në debutim. Bastien Toma e ka nisur mbarë karrierën te St. Galleni, skuadra e Superligës së Zvicrës në futboll.

Marketing

Mesfushori të dielën shënoi gol në fitoren 5:1 të St. Gallenit në udhëtim te Lausanne. Ndeshja i takoi xhiros së 19-të të kampionatit helvetik. Toma në lojë hyri në minutën e 60-të, ndërsa shënoi gol në minutën e 92-të për 4:1. Te St. Galleni mungoi Betim Fazliji, i lënduar.

St. Galleni fitoi pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë. Tani i ka 19 pikë në vendin e tetë. Lausanne mbetet e nënta me 12 pikë. Kjo pozitë në fund dërgon në plejaut.

Toma është rritur si lojtar te Sioni zviceran. 22-vjeçari në vitin 2020 kaloi te Genku belg, por nuk u stabilizua. Vendosi të kthehet në Zvicër, këtë herë te St. Galleni. Ai ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të Zvicrës. /albora.ch/

Marketing