Manchester Unitedi ka njoftuar se e ka përjashtuar yllin e vet Mason Greenwood nga stërvitjet dhe nga ndeshjet deri në një njoftim të radhës, pasi ai akuzohet për sulm ndaj një gruaje.

Marketing

Akuzat përfshijnë video, fotografi dhe audio që dyshohet se janë nga një bisedë e Greenwoodit dhe të dashurës së tij të cilat u publikuan në Instagram sot në mëngjes, por që janë fshirë pas pak kohësh.

Futbollisti Greenwood nuk ka reaguar ndaj akuzave, transmeton albora.ch.

Sulmuesi 20-vjeçar, nënshkroi marrëveshje katërvjeçare me klubin në shkurt 2021, pasi doli nga akademia e Unitedit. /Gazeta Express/

Marketing