Tenisti serb Novak Gjokoviç momentalisht po qëndron në Budva ku i cili do të nderohet me titullin qytetar nderi i Budvës.

Marketing

Në një video të publikuar në twitter tregohen momente nga darka ku është kënduar kënga “Oh Kosovë, Kosovë”, të cilën mediumi Nova shkruan se Gjokoviçi e adhuron dhe se shpesh e këndon gjatë festimeve të sukseseve.

Kjo këngë është ofenduese për Kosovën dhe shqiptarët.
Në një moment teksa këndohet kënga, Gjokoviç merr një pecetë në duar dhe kërcen nën ritmin e këngës./albora.ch/

Marketing