Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, që pritet t’i bashkohet ekipit gjerman, Bayern Munchen, nuk është i njohur vetëm për golat.

Marketing

Jetesa në Angli nuk e ka shkëputur 30-vjeçarin tërësisht nga vendlindja. Senegalezi ka kryer një varg veprimesh bamirëse në fshatin e tij të lindjes, Bambali.

Në një cicërimë të faqes së njohur “Africa Facts Zone” në Twitter, thuhet se Mane Bambalin e transformoi në një vend modern. Ai ndërtoi spital në vlerë të 450 mijë funte e një shkollë për 250 mijë euro.

Rreth 2 mijë banorë jetojnë në Bambali, e bashkëvendësi i tyre ua dhuron çdo muaj nga 70 euro ndihmë. Bambali u furnizua me internet 4G pas investimit të Manes, u ngrit edhe nga një pompë derivatesh e zyre poste.

I pyetur për investimet në vendlindje, Mane tha se nuk dëshiron të deklarohet, pasi këto “nuk i bën për publicitet”.

Image
Image
Marketing