Qytetarët të cilët deshën të hynin në Kosovë nga Shqipëria nëpërmjet pikës kufitare të Vërmicës, por nuk ishin vaksinuar me dy dozat anti-COVID u kthyen prapa.

Marketing

Shumë nga ta thanë se nuk e dinin për masat e reja. Shumica prej tyre ishin shtetas të Shqipërisë që ishin nisur drejt vendeve turistike në Kosovë, në Brevovicë, Bogë e Brod.

Nga e hëna e tre janarit, për të hyrë në Republikën e Kosovës, secili qytetar duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me dy doza të vaksinës anti-COVID, në të kundërtën, nuk do të mund të hyjë.

Qeveria e Kosovës më datë 1 dhjetor të vitit të kaluar ka miratuar masat anti-COVID, të cilat kanë hyrë në fuqi menjëherë, mirëpo, një pikë e këtij vendimi ishte lënë për datën tre janar të vitit 2022.

Sipas këtij vendimi, për të hyrë në Kosovë, secili person duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19.

Ndërkaq personat të cilët nuk i kanë dy dozat e vaksinës, do të kenë mundësi të vaksinohen në pikën kufitare aeroportin “Adem Jashari” dhe në pikat kufitare në Vermicë, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit.

Shtetasve të Republikës së Kosovës, si dhe personave me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm. /albora.ch/

Marketing