Gazmend Freitag, është piktori i njohur i cili jeton e vepron në Austri, por që ka lindur në Kosovë. Ai po mahnitë me vizatimet e tij, dhe është piktor me famë ndërkombëtare.

Marketing

Gazmendi, talentin e  tij e ka  shkrirë edhe në portretin këngëtares, Bebe Rexha, e cila është nga Shqipëria, por që ka famë botërore, shkruan albora.ch.

I pyetur së çfarë e motivon që të vizatojë figurat e njohura, ai tha “respekti dhe magjepja” .

Gazmendi ka realizuar shumë portrete të suksesshme të shumë yjeve të njohur, por edhe  të shqiptarve si në këtë rast Bebe Rexhes, por edhe Bilbilit të këngës shqipe të ndjerës, Nexhmije Pagarusha.

Përndryshe, Gazmendi u bë i njohur ndërkombëtarisht me pjesëmarrjen e tij në Biennalin e parë në Verona, Itali, 2014. /albora.ch/

Marketing