Prokurori i Përgjithshëm i New Yorkut do t’i marr në pyetje të dy fëmijët e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Donald Trump Jr. dhe Ivanka Trump, si pjesë e një hetimi civil për mashtrim në lidhje me biznesin e Trumpit.

Marketing

Thirrjet e lëshuara nga zyra e Prokurores së Përgjithshme, Letitia James iu dorëzuan atyre më 1 dhjetor, së bashku me një fletëthirrje për vetë Trumpin, njoftoi newyorktimes.

Ish-presidenti republikan ka paditur Jamesin, një demokrat, për bllokimin e kompanisë së tij, duke e akuzuar atë për “persekutim politik” dhe “gjueti shtrigash”, raporton cnn.

Zyra e Jamesit dëshiron të marrë në pyetje Trumpët si pjesë e një hetimi për të përcaktuar nëse kompania e ish-presidentit amerikan, “Trump Organisation” ka manipuluar vlerën e pasurive të saja të paluajtshme.

Këto hetime janë të lidhura me hetimet e një Prokurori të Qarkut të Manhattanit mbi praktikat e biznesit të kompanisë së Trumpit, duke përfshirë pretendimet se ajo ka ekzagjeruar vlerën e disa prej pasurive të saj të paluajtshme për të marrë kredi dhe lehtësime tatimore.

Theksojmë se James iu bashkua hetimeve në muajin maj të vitit të kaluar, por të dyja hetimet janë të ndara.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm James mori në pyetje djalin e Trumpit, Eric në muajin tetor të vitit 2020. 

Marketing