Të gjitha biletat për ndeshjen miqësore Zvicrë – Kosovë, janë shitur, ka njoftuar zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Adrian Arnold.

Marketing

Arnold u shpreh se vetëm dy rreshtat e poshtëm të tribunave të stadiumit “Letzigrund” do të mbeten të zbrazura për çështje sigurie.

Ai tha për “Blick” se edhe një stadium tjetër me më shumë se 20 mijë e 800 ulëse do të ishte i mbushur në një ndeshje të tillë.

“Cyrihu është një zgjedhje e mirë, pasi shumë nga miqtë tanë kosovarë jetojnë në zonë”, ka thënë Arnold.

Ndeshja në mes të Zvicrës dhe Kosovës luhet sot nga ora 18:00.

Te Zvicra pritet të paraqiten tre futbollistët kosovarë, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri./albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing