Një pjesë e të ardhurave nga shitja e biletave për ndeshjen miqësore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, Federata e Futbollit e Zvicrës do ta përdorë për ta ndihmuar popullin e Ukrainës.

Marketing

Projekti “Together” (Së bashku) është për t’i integruar refugjatët nëpër klubet zvicerane të futbollit. Përveç broshurave dhe pajisjeve të ndryshme stërvitore, synimi është gjithashtu që njerëzve që kanë ikur nga Ukraina t’u jepet pak gëzim në këto momente të vështira nëpërmjet futbollit.

“Përmes këtij projekti, ne duam t’u ofrojmë refugjatëve ukrainas mundësinë që të pranohen shpejt dhe lehtë nga klubet tona në të gjithë Zvicrën, të luajnë futboll dhe të krijojnë kontakte”, ka thënë presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Dominique Blanc për “Blick”.

Ndeshja miqësore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, zhvillohet sot prej orës 18:00 në stadiumin “Letzigrund” në Zuerich.

Për këtë ndeshje është raportuar se janë shitur të gjitha biletat dhe në tribuna pritet të jenë rreth 20 mijë tifozë. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing