Marketing

Një ndërtesë qeveritare në qytetin jugor të Mykolaivit është shkatërruar, si pasojë e sulmeve me raketa mëngjesin e së martës, thuhet në një postim në Telegram të guvernatorit Vitaliy Kim.

Tre persona kanë mbetur të vdekur në zyrat rajonale të qytetit Mykolaiv, të martën, ka bërë të ditur shërbimi emergjent i shtetit, raportoi Sky News.

Ndërkohë, gazetari ukrainas, Oleh Novikov ka shpërndarë një fotografi të ndërtesës së shkatërruar.

Qyteti ka qenë cak i sulmeve ruse për javë të tëra, që kur ka nisur pushtimi i Ukrainës, më 24 shkurt.

Një numër i madh ndërtesash në këtë qytet janë shkatërruar si pasojë e bombardimeve me artileri të rëndë. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing