Flag of Kosovo in front of a clear blue sky

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Shwarz, në një intervistë për “Newsweek” ka folur për synimet e Kosovës për anëtarësim të përshpejtuar në Bashkim Evropian dhe NATO.

Marketing

Gërvalla ka thënë se Kosova ka rritur përpjekjet për një synim të tillë dhe thotë se e njëjta punë po bëhet edhe për të bindur pesëshen jonjohese të BE-së për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Kryediplomatja kosovare ka theksuar se një gjë e tillë do të ishte një sinjal i fortë për Vuçiqin dhe Vladimir Putinin, duke mos ngurruar që këtë të fundit ta përshkruaj edhe si kriminel lufte, shkruan Newsweek, trasnmeton albora.ch.

Gërvalla tutje ka shtuar se për sa kohë Vuçiq dhe Putin mund të llogarisin në faktin se BE-ja është e ndarë sa i përket kësaj çështje, atëherë çdo kufi i kontestuar në Evropë rrezikon jo vetëm të provokohet por edhe përballet me luftë.

“Për sa kohë që Vuçiç dhe Putin mund të llogarisin në faktin se BE-ja mbetet e ndarë dhe nuk e mbyll atë kapitull, çdo kufi i kontestuar në Evropë do të vazhdojë të përbëjë rrezik jo vetëm të provokimit, por për më tepër të veprimeve të dhunshme dhe madje edhe të luftës”, ka thënë Gërvalla.

“Njerëzit tanë janë me të vërtetë evropianë dhe ne besojmë sinqerisht se BE-ja është përgjigja historike për t’i dhënë fund luftërave në kontinentin tonë, siç e ka dëshmuar me Gjermaninë dhe Francën dhe shumë shembuj të tjerë historikë.”, ka thënë në fund Gërvalla./albora.ch/

Marketing