Sevilla është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për Adnan Januzajn. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit spanjoll, do të tentojnë ta bindin sulmuesin e Real Sociedadit t’iu bashkohet.

Marketing

Krerët e Sevillas janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë trevjeçare Januzajt që është në vitin e fundit të kontratës me Sociedadin.

26-vjeçari nuk gjetur ende marrëveshjen me klubin aktual. Januzaj këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime në të gjitha garat. /albora.ch/

Marketing