“Gjuetia” vijon për kapjen e të arratisurit shqiptar nga burgu i Vercelli-t, Kristjan Mëhilli, teksa Policia italiane ende nuk ka mundur ta lokalizojë atë që prej arratisjes në natën e ndërrimit të viteve.

“Për momentin që flasim, nuk ka asnjë shenjë nga ai”.
Kjo ka qenë deklarata e fundit nga autoritetet italiane mbi çështjen.
Por, arratia e 27-vjeçarit shqiptar, është shumë shqetësuese.
Mëhilli u vu në pranga në vitin 2019, ku një bandë, e njohur si “Sytë e akullt”.
Së bashku me tre shqiptarë të tjerë, Mëhilli kryente grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli. Kështu, ai u kthye në një ndër personat më të kërkuar në atë zonë.
Njëkohësisht, mendohet se i riu shqiptar është shumë i rrezikshëm, mbi të gjitha në një arrati të tillë.
Së bashku me një të burgosur tjetër, ai u arratis duke u varur nga dritarja me çarçafë. Megjithatë, bashkëpunëtori i Mëhillit nuk ia doli pasi në rrëzim, theu krahun, duke e pasur të pamundur largimin nga vendi.
Ndërsa, Mëhilli, vijon të jetë në gjendje të lirë, pa asnjë gjurmë të lënë pas. /albora.ch/