Në vazhdën e përkrahjes për ukrainasit, edhe Lille ka vendosur që fanellat e veshura nga futbollistët të premten në barazimin 0:0 ndaj Saint-Etienne, t’i nxjerrin në ankand.

Marketing

Krahas emrit dhe numrit, në këto fanella u pa edhe mbishkrimi “Bashkë për paqe”. Këto fanella janë vënë në ankand për të përfituar fondacioni i klubit të Lille.

Mjetet e fituara nga shitja e fanellave, fondacioni do t’i dhurojë si ndihmë për ukrainasit dhe se fanellat do të jenë në shitje deri më 19 mars.

Fanella e veshur nga Edon Zhegrova në këtë ndeshje, kushton 139 euro, kurse ajo më e shtrenjta është e Hatem Ben Arfa, 335 euro./albora.ch/

Marketing