Marketing

Një vrasje ndodhi në Rapperswil-Jona S, në mëngjesin e së shtunës në orën 03.20, ku një kosovar 35 vjeçar ka raportuar në urgjencën kantonale të St. Gallen se kishte lënduar rëndë gruan e tij.  Por patrulla e policisë kur arriti në vendngjarje e gjeti gruan 32 vjeçare të vdekur. Më pas u arrestua burri i saj, raporton blick, transmeton albora.ch.

Në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë të moshës një e gjysmë dhe 15 vjeç, që jetonin me këtë familje. Raportohet se fëmijët nuk kanë pësuar lëndime dhe po përkujdeseshin nga familjarët.

Ndërkohë, banorët e pallatit ku ndodhi krimi thhnë se janë të shokuar.

“Këtu jetojnë kaq shumë familje me fëmijë. Nuk do ta kisha menduar kurrë që diçka e tillë mund të ndodhte këtu”, thotë një banore. 

“Është një tronditje e vërtetë për të gjithë ne”.

Policia nuk ka dhënë asnjë informacion për armën e përdorur. /albora.ch/

Marketing