I akuzuari Feim Berisha, është dënuar me 2 mijë e 400 euro gjobë se në tetor të 2021-ës se goditi me grushte në kokë të dëmtuarën në qendrën tregtare “Interex”, raporton Betimi për Drejtësi, përcjellë albora.ch.

Marketing

I akuzuari Berisha është dënuar me gjashtë muaj burgim, në të cilin dënim do u llogaritet edhe qëndrimi në paraburgim, me propozimin e avokates Teuta Çaushi, dënimi me burgim i është zëvendësuar me gjobë.

Tutje, pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurores Rukije Sheshivari, i akuzuari Berisha tha se e pranoi fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë, e se ishte penduar për një që të njëjtën.

“Pendohem shumë dhe i kërkoi falje nga zemra”, deklaroi Berisha.

Në aktin akuzues thuhet si pasojë e kësaj mosmarrëveshje i akuzuari Berisha me dashje të shkaktimit të lëndimeve trupore e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarën Buqinca Hoxha, fillimisht ia ka shtyrë shportën metalike pastaj e ka goditur me të njëjtën në trup, që është mjet i përshtatshëm për lëndime të rënda trupore.

Tutje, thuhet se pasi i njëjti e ka larguar gruan e tij është kthyer dhe e ka goditur me grushte në kokë, me ç’rast tek e dëmtuara ka shkaktuar dëmtim të përkohshëm të shëndetit. /albora.ch/

Marketing