Dy fëmijë, 11 dhe 13-vjeçarë, janë vrarë nga të shtënat me armë prej babait të tyre në Glinde afër Hamburgut në Gjermani të hënën, shkruan albora.ch.

Marketing

Siç shkruan gazeta gjermane Bild, bëhet fjalë për një familje shqiptare.

Pasi ka qëlluar për vdekje të dy djemtë e tij, babai 44-vjeçar ka vrarë edhe veten.

Nga të shtënat ka pësuar edhe bashkëshortja, 38-vjeçare dhe është në gjendje të rëndë duke marrë trajtim në spital.

Ndërkaq policia gjermane është njoftuar rreth orës 23:00 dhe ka gjetur fëmijët pa shenja jete në shtëpi.

Ndonëse fqinjët e familjes i kanë përshkruar si të lumtur, kryefamiljari besohet se ka qenë me temperament të lartë e se disa herë është raportuar në polici nga të afërmit e tij.

Hetuesit nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë rast, madje as kombësinë e viktimave.

Kryeprokurori Christian Braunëarth, ka thënë se “gjetjet aktuale tregojnë se çfarë ka ndodhur brenda familjes”.

Sipas Bild, pritet të vërtetohet në nëse babai ka qëlluar me armë të tjerët dhe më pas edhe veten. /albora.ch/

Marketing