Një burrë dyshohet se ka vrarë dy fëmijët e tij e më pas edhe veten, në banesën e tyre në Glinde afër Hamburgut, ka bërë të ditur “BR24” të hënën, shkruan albora.ch.

Marketing

Sipas këtij televizioni, në këtë ngjarje tragjike ka mbetur e plagosur edhe një grua, e që është nëna e fëmijëve të vrarë.

Fëmijët ishin të moshës 11 e 13 vjeç, kurse burri 44-vjeçar.

Prokurori publik dhe Policia nuk folën për motivet, e as për kombësinë e kësaj familje. /albora.ch/

Marketing