Dren Qerimi nga Kosova ka doktoruar në Universitetin e Illinois-it, në Urbana-Champaign, në departamentin e inxhinierisë nukleare, plazmatike dhe radiologjike, shkruan albora.ch.

Marketing

Qerimi është nga Gjilani dhe ka marrë titullin Doktor i Shkencave në Fizikën Nukleare.

Ai kishte shkuar në SHBA me bursë studimi në nivelin Bachelor në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign.

“Unë kam ardhë në SHBA dhjetë vite me parë pasi e kam fituar një bursë nga fondacioni Bislimi Group (Faton Bislimi).

“Ka qenë një rrugë me shume sfida dhe shpërblime, por ka qenë një udhëtim si asnjë tjetër dhe unë kam mësuar shumë”, ka thënë ai. /albora.ch/

Marketing