“Corazon”, hiti më i ri i artistëve Butrinit Imeri dhe Don Xhoni, ka arritur që brenda tri ditëve prej se u publikua të marrë gati 5 milionë klikime në platformën e Youtube, shkruan albora.ch.

Marketing

Madje, kënga është futur edhe në listën e “Trending” të platformës YouTube nëpër shumë vende të botës – duke triumfuar me numrin një në shtete të fuqishme si: Austria, Zvicra e Gjermania.

Sukses “Corazon” ka shënuar edhe në vende të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, Greqinë, Belgjikën, Danimarkën, Finalandën e Italinë.

Klipi është gjiruar në Dubai, ndërkaq producent i këngës është Çelik Lipa, derisa klipi është bërë nga “Sekuencë Studio”.

Ndërkohë, të dy artistët – Butrint Imeri dhe Don Xhon, kanë qenë mjaft produktiv gjatë vitit 2021, duke publikuar këngë që shpejtë u kthyen në hite.

Vetëm para dy muajsh, Butrinti, kishte publikuar këngën “Kuku”, e cila shënoi një sukses të veçantë e që aktualisht numëron mbi 32 milionë klikime në YouTube.

Në një afat akoma më të shkurtër kohor, saktësisht gjatë muajit nëntor, rep artisti, Don Xhon kishte publikuar një bashkëpunim tjetër, me rep artisten shqiptare me famë internacionale, Loredanën.

“Gjuj për to” titullohet kënga që dyshja e publikuan e që po ashtu ishte mes këngëve më të suksesshme të këtij viti në diskografinë shqiptare të muzikës – aktualisht, ky projekt muzikor numëron pothuajse 15 milionë klikime në YouTube. /albora.ch/

Marketing