Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo do të përballet në fund të sezonës tek skuadra angelze, Manchester United me humbjen e plotë 5 milionë funtesh të cilat ishin bonuse, transmeton Reporteri.net.

Marketing

Lojtari i Djajëve të Kuq u kthye në Old Trafford verën e kaluar me një kontratë të lidhur me shumë bonuse, për të kompensuar një rënien nga paga e tij prej 750 mijë funtesh në javë që fitonte te Juventus.

Megjithatë, 37-vjeçari do të fitojë dukshëm më pak se sa pritej, pasi Djajtë e Kuq mposhtën rivalët lokalë e që janë Manchester Citypër nënshkrimin e tij, shkruan dailymail.

Ndërkaq, skuadra e United do të përfundojë këtë vit pa asnjë trofe, gjë që dërgojnë në humbjen e të gjitha bonuseve për Ronaldon.

Sipas mediumit The Sun, Ronaldo besohet se do të kishte fituar rreth 2.5 milionë funte nëse Unitedi do të kishte arritur në finalen e Ligës së Kampionëve në maj.

Fitimi i titullit të parë në Ligën Premier që nga viti 2013 për Unitedin ishte gjithashtu i vlerësuar si bonus me vlerë 1.5 milion funte.

Ndërkohë, eliminimi në të dyja garat e kupave vendase ishte një tjetër goditje dhe humbje bonuesh.

Mungesa e përfundimit në katërshen e parë mund të jetë edhe më shkatërruese për të, duke pasur parasysh se paga e tij bazë te Unitedi është rreth gjysma e shumës që fitonte në Itali te Juventusi.

Megjithatë, Ronaldo do të vazhdojë të shkaktojë një bonus të madh nëse ai përfundon si golashënuesi më i mirë i klubit këtë sezon. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing