Etrit Berisha ka arritur një objektiv të rëndësishëm në planin personal në ndeshjen e djeshme kundër kombëtares së Spanjës.

Marketing

Gardiani kuqezi ka arritur kuotën e 71 prezencave me Kombëtaren duke u renditur në vendin e 7-të në listën e lojtarëve me më shumë prezenca në historinë e përfaqësueses.

Vendi i parë në këtë renditje speciale mbahet nga kapiteni legjendar Lorik Cana i cili ka grumbulluar 93 prezenca në të gjitha kompeticionet, i ndjekur në vendin e dytë dhe të tretë nga Altin Lala dhe Klodian Duro të cilët gjenden respektivisht në kuotën e 78-të dhe 77-të ndeshjeve me ekipin përfaqësues.

Tani Berisha ndodhet vetëm dy prezenca larg për të kaluar dhe portierin legjendar të Kombëtares, Foto Strakosha.

Renditja e plotë:

Marketing