Të dielën, pak pas mesnate, ka ndodhur një shpërthim në bodrumin e një pallati tregtar. 

Marketing

Një 44-vjeçar i cili ndodhej në ndërtesë nuk arriti të shpëtohej njofton policia kantonale e Cyrihut, shkruan blick.

Shpërthimi në katin e parë të bodrumit ka shkaktuar zjarr në pallat. Ndonëse zjarrfikësit e kanë shuar shpejt zjarrin, zjarri dhe depozitat e blozës kanë shkaktuar dëme materiale prej disa qindra mijëra frangash.

Nuk dihet ende shkaku i saktë i këtij shpërthimi. Ajo është duke u ekzaminuar nga specialistë të shërbimit hetimor të zjarrit të policisë kantonale të Cyrihut. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing