Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka vazhduar me drama duke bërë fushatë para zgjedhjeve në Serbi, ku sipas tij, 90% e serbëve në Kosovë do të votojnë për të.

Marketing

Këtë herë, Vuçiqit i doli punë edhe me gazetën prestigjioze britanike, The Guardian, ndërsa foli për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

“Shikoni se çfarë po bëjnë Albin Kurti dhe Gjukanoviq, po e shfrytëzojnë rastin, puna e vetme është ta përgojojnë Serbinë, të thonë se Vuçiqi është Putini i vogël, që të mos e rëndojmë gjithë Perëndimin me Serbinë, Serbia nuk flet kurrë për ata, për ta ndalur Serbinë në rritjen ekonomike. Si Guardian, ata nuk bëjnë gjë tjetër veçse gënjejnë”, tha ai, duke përmendur disa tekste të gazetës britanike për Serbinë dhe rrezikun e luftës në Ballkan.

Vuçiq tha për TV Prva se stabiliteti në rajon është “absolutisht i qëndrueshëm”./albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing