“Fushatat e dezinformimit nga Rusia fluturojnë lehtësisht në tabloidet serbe. Si një kandidat për BE, pres që udhëheqja në Serbi të dënojë luftën brutale të Rusisë në Ukrainë dhe të përafrohet me sanksionet e BE-së. Ky është minimumi që ne kërkojmë”.

Marketing

Kështu ka shkruar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, transmeton albora.ch.

Ajo po pret nga Serbia të dënojë luftën brutale të Rusisë që ka nisur prej javësh në Ukrainë, si dhe të përafrohet me sanksionet e BE-së.

Siç thotë ajo në një postimi në Twitter, Serbia po shpërndan fushatën ruse të dezinformimit lehtësisht në tabloidet e tyre.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ka rishpërndarë postimin e Petrit Selimit, i cili shkruan se këtë të diel, gazeta serbe “Novosti”, “në pronësi të qeverisë së Serbisë, ka një ballinë të neveritshme duke pretenduar se forcat e Ukrainës po vrasin njerëzit e tyre në Mariupol”. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing