“I falënderoj ata dhe gjithë Shqipërinë për parimin dhe mbështetjen e tyre! 🇺🇦🇦🇱”.

Marketing

Këto janë fjalët e Zonjës së Parë të Ukrainës Olena Zelensky për Shqipërinë, transmeton albora.ch.

Zelensky ka zgjedhur fjalët më të mira për të treguar ndihmesën dhe mbështetjen e pa rezervë shqiptare që po i jepet Ukrainës në këto kohë të vështira lufte.

Ajo nuk ka harruar ta përmend faktin se Tirana ka marrë vendim që rrugën ku ndodhet e vendosur ambasada e Rusisë ta riemërtojë me emrin “Ukraina e lirë”, duke mos harruar as ndihmat e grumbulluara, sanksionet e vëna ndaj Rusisë e mbylljen e hapësirës ajrore për aviokompanitë ruse.

“Pak ditë më parë, një tjetër goditje ruse në Kharkiv shkatërroi, ndër të tjera, edhe Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Ukrainë. Një ditë më parë, kryeqyteti shqiptar i Tiranës vendosi të riemërtojë rrugën ku ndodhet ambasada ruse “Ukraina e Lirë”. Ky shtet ballkanik, i cili vetë i ka mbijetuar epokës së totalitarizmit dhe diktaturës, e kupton luftën e ukrainasve kundër diktator-sulmuesit dhe terrorit të tij.

Shqipëria, e cila nuk është anëtare e BE-së, i është bashkuar të gjitha sanksioneve të Bashkimit Evropian: mbylli qiejt për linjat ajrore ruse, mbështeti bllokimin e sistemeve bankare, të gjitha sanksionet në fushën e energjisë, transportit dhe sportit.

Shqipëria ishte një nga anëtarët e parë të NATO-s që vendosi t’i japë ndihmë ushtarake Ukrainës.

Dhe shqiptarët e thjeshtë mbledhin çdo ditë ndihma humanitare për ukrainasit, ofrojnë strehim dhe mbështetje për qytetarët tanë që po ikin nga lufta në këtë vend të largët. Më shumë se një mijë apartamente iu ofruan bashkatdhetarëve tanë nga tiranasit”, ka thënë Zonja e Parë e shtetit që po përballët me luftën.

Ajo ka marrë një letër mbështetëse të thellë nga bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, Linda Rama.

Më poshtë gjeni mesazhin e Linda Ramës që e ka shpërndarë Olena Zelensky në Facebook:

Marketing