Në Tërnovec të Madh gjatë një aksioni policia ka sekuestruar 300 kg marihuanë.

Marketing

Lënda narkotike kishte ardhur nga Shqipëria për në drejtim të Serbisë, raporton tanjug, përcjellë albora.ch.

Anëtarët e Shërbimit Kundër Drogës në Serbi në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë në Nish, thanë se nga ky operacion janë arrestuar pesë persona, EN (1972), MA (1987), FL (1993), BS (1982) dhe AT (1953).

Gjatë kontrollit janë gjetur 87 pako me marijuanë, të përgatitura për shitje.

Të dyshuarve iu caktua masa e ndalimit në 48 orë, më pas do të dërgohen në prokurorinë brenda afatit ligjor për hetime të mëtejshme./albora.ch/

Marketing